Temperatura deri në 38 gradë, rikthehen ditët e nxehta gjatë javës

Duke filluar nga dita e hënë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me temperatura të freskëta në orët e natës dhe jo shumë të larta në ato të mesditës. Përgjatë gjithë javës moti parashikohet i kthjellët dhe me plot orë me diell.

Megjithatë nga orët e mesditës deri ato të pasdites priten edhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit do të shoqërohen me shi të izoluar dhe të dobët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe deri ditën e enjte përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina relativisht intensive dhe me shpejtësi deri në 6-10m/s. Duke filluar nga dita e Premte, intensiteti i erës bie.

Duke filluar nga dita e Premte, gradualisht vendi ynë pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehti dhe temperatura që pritet të “kapërcejnë” vlerat 37-38°C në rang vendi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *