Temperatura deri në 36°C, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme pritet të jetë me temperatura të larta por edhe reshje shiu.

Sipas parashikimit të meteorologëve dita e hënë dhe e martë parashikohet e kthjellët dhe me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Ndërkohë e mërkura dhe e premtja do të karakterizohen me një mot me diell dhe vranësira të pakta. Për ditën e Shtunë një “anomali” e motit. Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me intensitet të lartë.

Temperaturat priten të luhaten në vlerat 35-36°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *