Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, telefonata anonime ngre në këmbë policinë

Banorët e Lezhës gjatë mbrëmjes së djeshme janë terrorizuar nga breshëria e armëve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Xhenjo’, në Lezhë.

Një telefonatë anonime ka vënë në lëvizje policinë, për të shtëna me armë zjarri. Telefonata ka raportuar për të shtëna me breshëri arme, si pasojë e të cilës janë terrorizuar qytetarët.

Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje, për të krehur zonën dhe identifikuar e kapur autorët.

Burimet shtojnë më tej se nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *