Të shtëna me armë në Prishtinë. Humb jetë një person, plagoset një tjetër!

Një i vdekur dhe një i plagosur, ky është bilanci i të shtënave me armë në Prishtinë, Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka raportuar se ende nuk dihen kush janë autorët, ndërsa e plagosura është dërguar me urgjencë në spital.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Boroveci.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *