‘Të qëndroj unë ty pranë’, Bebe Rexha i kushton babait fjalët më të ndjera! Shikoni videon emocionuese

Me rastin e Ditës së Baballarëve, shumë personazhe publike ju kanë dedikuar prindërve fjalët më të ndjera në rrjetet e tyre sociale.

Një ndër ta, ishte dhe bukuroshja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Ajo ka postuar në llogarinë e saj Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën shihet duke u përqafuar me të atin pak para nisjes së një performance.

Këngëtarja ka treguar se në fillimet e karrierës ka qenë gjithmonë babai ai që e qetësonte kur duhej të ngjitej në skenë për të kënduar.

“Kur nisa për herë të parë punën në biznesin e muzikës, isha shumë e frikësuar. Babai im më thoshte “mos u shqetëso gjithmonë do të kesh një çati mbi kokë dhe një vend për të fjetur për sa kohë unë do të jem këtu”. Faleminderit që gjithmonë më ke qëndruar pranë. Tani të qëndroj unë ty pranë. Të dua babi”, shkruan Bebe përkrah postimit të saj.

 

Image

Image

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *