Të maskuar dhe të armatosur, detaje nga vjedhja e bankës në Koplik

Të tjera detaje janë publikuar nga grabitja e bankës BKT në Koplik ditën e sotme.

Mësohet se kanë qenë 3 personat që janë future në bankë të maskuar dhe të armatosur, e pasi kanë marrë një shumë parash janë larguar në drejtim të paditur.

Autorët janë larguar me një mjet tip “golf” i cili pak minuta më vonë është gjetur i djegur nga policia.

Në njoftimin e saj policia e shtetit thotë se makina i është marrë një  qytetari nën kërcënimin e armës.

Fatmirësisht nga kjo grabitje nuk ka raportime për të lënduar. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *