Të gjitha akset rrugore të kalueshme/ ARRSH apel shoferëve: Ulni shpejtësinë!

Temperatura shumë të ulëta janë regjistruar në të gjithë vendin ditën e sotme, por asnjë aks për fat të mirë nuk është i bllokuar. ARRSH ka bërë me dije se rrugët janë të kalueshme , teksa u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë.

“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C  pa reshje në të gjithë vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me pretencë bore. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, shkruan ARRSH.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *