Të akuzuar për vjedhje, arrestohen dy të rinjtë në Lushnjë

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Lushnje pasi grabitën me dhunë një dyqan.

Raportohet se 29-vjeçari Demir Ymeri dhe 26-vjeçari Haki Xhindi u kapën pasi tentuan të arratisen me automjetin e tyre pas vjedhjes së dyqanit.

Sakaq, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të një vjedhjeje me thyerje në një dyqan në Lushnjë.

2 bashkëpunëtorët u kapën menjëherë pasi kishin kryer vjedhjen, në tentativë për t’u larguar me automjet.

Sekuestrohen sendet e vjedhura dhe automjeti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, për një rast vjedhjeje me thyerje, në një dyqan në lagjen “Skënder Libohova”, u arrestuan shtetasit D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec.

Këta shtetas u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *