Takimi me Berishën, Meta: Në 15 maj, shumica e bashkive në Shqipëri do i përkasë opozitës së bashkuar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas takimit me kreun e PD, Sali Berisha në selinë blu.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes PL dhe PD. Më tej, ai paralajmëroi fitore të opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.

“Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *