Sylvinho vendos: Ja ndryshimet në stafin e Kombëtares shqiptare

Sylvio Mendes Campos Junior do të prezantohet të hënën si trajneri i ri i Shqipërisë në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi në ditët e para të janarit se është arritur marrëveshja me brazilianin, i cili pason Edoardo Rejan në pankinën e kuqezinjve. Objektivi i tij i vetëm është arritja e kualifikimit në fazën finale të Europianit ‘Gjermani 2024’.

Sylvinho ka kërkuar që krahas tij edhe pjesa tjetër e stafit të tij të qëndrojnë gjithashtu në Tiranë, për të patur një bashkëpunim të vazhdueshëm, sipas SuperSport.

Në të tilla rrethana, Hamdi Salihi, i cili ka qenë pjesë e stafit të Kombëtares në rolin e një prej zëvendëstrajnerëve, nuk do të jetë më pjesë e ekipit kuqezi, kjo për faktin se ish-sulmuesi shkodran jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e ka të pamundur që të zhvendoset të jetojë në kryeqytet.

Ish-mbrojtësi argjentinas Pablo Javier Zabaleta dhe ish-mesfushori brazilian Dorival Guidoni Junior, i njohur si Doriva, janë konfirmuar si ndihmëstrajnerët e Sylvinhos, por në stafin e brazilianit do të shtohet dhe një përgatitës atletik, i kërkuar nga ana e tij.

Ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë në kualifikueset e kampionatit europian do të jetë në muajin mars në Varshavë ndaj Polonisë, por 48-vjeçari do të ketë dhe një ndeshje miqësore para takimit me polakët për të njohur skuadrën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *