Surpriza për Borën dhe Donaldin lë pa fjalë moderatoren

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë dyshja më e komentuar e momentit. Moderatorja e njohur dhe aktori po shijojnë romancën e tyre ku herë pas here, publikojnë video e foto së bashku.

Por, së fundmi dyshja kanë marrë një dhuratë mjaft speciale. Bora zbuloi se fansat e saj i kanë dhuruar një shishe vere të paketuar me emrin dhe foton e tyre.

Bora Zemani është si ‘magnet’ për vëmendjen e publikut. Moderatorja më e përfolur e momentit u bë kryefjalë e mediave rozë disa ditë më parë, teksa u aludua për një shtatzëni të mundur.

Mirëpo këto spekulime i hodhi poshtë ajo vetë, të premten që lamë pas gjatë “Dancing With The Stars”, ku u shpreh se:

“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *