Supertenderi i KESH/ 100 mln dollarë për naftën e anijeve të Vlorës

Blerja e karburantit që do të përdoret për të prodhuar energji nga dy anijet e instaluara në Vlorë do të kushtojë 100 milionë dollar. Korporata Elektroenergjetike ka shpallur në regjistrin e parashikimeve të APP-së supertenderin për “Blerje lëndë djegëse HFO për përdorim nga aseti gjenerues termik i përkohshëm.”

Sipas dokumentave të depozituara na Agjencinë e Prokurimeve Publike fondi limit i tenderit është përcaktuar 10 miliardë e 267 milionë lekë ose më shumë se 100 milionë dollarë me kursin aktual.

Thirrja për shprehjen e interesit për kompanitë që janë të furnizuar KESH me karburant u shpall që në janar. Sipas saj, KESH kërkon të blejë fillimisht 100 mijë tonë karburant, të llojit naftë e rëndë që do të përdoret për prodhimin e energjisë nga dy termocentralet lundruese

Burime nga KESH thanë  se në fazën e parë shprehën interes disa kompani, kryesisht të huaja dhe shumë shpejt pritet të kalohet në fazën e dytë, atë të hapjes së garës për blerjen e karburantit.

Kjo është procedura më e madhe e prokurimit që është regjistruar ndonjëherë në Shqipëri për blerje mallrash. Fillimisht KESH kishte parashikuar që tenderi të zhvillohej në muajin maj, por burime nga Korporata thonë se tenderi u shty për shkak sepse nuk është ende gati infrastruktura e ngarkim shkarkimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *