Supermarketi i martesave! Pse mirëqënia e grave të pamartuara është përcaktuesi i mirëqënies së grave të martuara?

Nga Irena Beqiraj.

Paramendoni, një supermarket martesash. Supozoni se në këtë supermarket çdo burrë dhe grua që ciftëzohet do të ndajnë midis tyre një njësi kenaqësie apo mirëqenieje. Nëse në supermarketin tonë imagjinar gjenden 20 burra dhe 20 gra, për cdo burrë ka vetëm një grua edhe anasjelltas. Në këto kushte kërkesa është e barabartë me ofertën edhe njësia e kënaqësisë apo mirëqënies do te ndahej në mënyrë të barabartë, 50% për burrin edhe 50% për gruan. Tregu në ketë rast thuhet që është në ekuiliber. Po nëse raporti ndryshon? Po nëse në supermarketin tonë do të kishte 19 burra edhe 20 gra , apo sa në Shqipëri 98 burra për 100 gra?

Në ketë rast, 19 burra do të ciftëzohen me 19 gra, por një grua ka mbetur pa bashkëshort edhe rrjedhimisht pa kënaqësi. Këtu prishet ekuilibri. Gruaja duke qenë racionale nuk ka gjasa të pranojë lehtësisht të mbetet pa asgjë. Ajo me shumë mundesi do t’i ofrojë një prej burrave nje marrëveshje më të mirë, psh 60% të njësisë se kënaqësisë duke mbetur vetë me 40% te saj .
Burrit padyshim do t’i pelqente kjo marrëveshje e re, por sërisht një grua do të mbetet e paciftëzuar e cila mund t’i ofrojë një burri tjeter 70% të kënaqësisë duke mbetur vet me 30% të saj .

Thënë ketë nëse gratë e pamartuara do të ndiheshin mirë edhe me vetëm 1% kënaqësi , ato do të detyronin edhe gratë e martuara të mbijetonin me 1 % kënaqësisë, duke mundësuar kështu që burrat të shijonin 99% të saj.

Pra shkurt, ekulibri në tregun e martesave edhe ndarja e mirëqenies ne ketë treg arrihet në pikën kur gratë e pamartuara do të ndiheshin më mirë te pamartuara , sesa të martuara për pak kënaqësi .

Mësimi për gratë e martuara – Mos dyshoni aspak në dashurinë e përjetshme të burrit tuaj. Ajo është aty solide e palëkundur .
Mos dyshoni as në cilësitë tuaja unikale të pazëvendesueshme edhe te pakonkurueshme , por nëse doni të maksimizoni kënaqësinë në një treg ku ka më shumë burra se gra , ekonomiksi I martesës ma mëson, ulni armët e luftës, më shumë kompromis, më shumë kujdes për rritjen e mirëqënies së grave te pamartuara .

Eshtë thjesht një këndvështrim, që jo të gjithë mund ta gjejnë me vend!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *