“Sunny Hill Festival” shtyhet për vitin tjetër, ja arsyeja

Festivali “Sunny Hill” është anuluar për këtë vit. Eventi do të mbahet vitin e ardhshëm në fundjavën e parë të gushtit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e festivalit, ku thuhet se vendmi u mor për shkak se festivali do të zhvendoset në Bërnicë, që do të jetë “shtëpia” e Sunny Hill Festival në vitet në vazhdim.

Njoftimi i plotë:

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024””, bën të ditur njoftimi i “Sunny Hill Festival”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *