Sulmohet në Zveçan kamioni që vinte nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar nga Shqipëria është sulmuar nga disa persona në Rudar të Zveçanit.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, mësohet se personi në fjalë ka qenë në një kamion kur ka rënë pre e sulmit, ndërsa është goditur me gurë.

Njoftimi i policisë:
Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë dhe i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *