Sulmi në veri të Kosovës, dalin para gjykatës dy terroristët serbë

Dy shtetas serbë, të akuzuar për akte terroriste sa i përket sulmit ndaj policisë së Kosovës në manastirin e Banjskës janë dërguar paraditen e kësaj të marte në gjykatën Themelore në Prishtinë. Ata janë shoqëruar për në gjykatë nën masa të rrepta sigurie nga njësitet e forcave ushtarake të Kosovës.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që për këto shtetas të caktohet masa e paraburgimit nën akuzën e kryerjes së veprave të rënda kundër sigurisë së Kosovës, kryerjen e veprave terroriste si dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetues. Nga 6 të arrestuarit, dy prej tyre dolën sot para gjykatës.

Një ditë më parë, Gjykata Themelore caktoi masën e paraburgimit për të arrestuarin Vlladimir Toniç. Nga sulmi me armë zjarri mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, i cili u shpall hero i Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa u plagos një tjetër. Policia gjatë shkëmbimit të zjarrit, vrau tre nga sulmuesit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *