Sulmi në Top Channel, gjenden 3 profile ADN-je, ‘gjurma’ nxjerr në dritë të rrezikshmin

Makina e personave që kryen sulmin me breshëri plumbash ndaj Top Channel ka pësuar defekt në momentin që ata po arratiseshin. Kjo ishte, pista që u ngrit duke parë që makina ishte djegur në mes të rrugës. Kavaja apo zonat rreth saj nuk janë zgjedhur asnjëherë për të djegur makinat e përdorura në krim, pasi aty mbërrin shumë shpejt zjarrfikësja. Dhe ashtu ka ndodhur e për pasojë, pjesa e përparme e makinës ka qenë thuajse e paprekur nga flakët që janë shuar shpejt duke lënë të pa prekura gjurmë ADN-je.

Kjo provë ADN do t’i nënshtrohet metodës së krahasimit me 6 oficerë policore që morën pjesë në kqyrjen e vendngjarjes  dhe mbas përjashtimit kjo provë do ti dërgohet Europol me seli në Lion, ku do të krahasohet me provat e  tjera të ADN të arshivuara nga policët europianë.

Një metodë e tillë krahasimi është përdorur për zbardhjen e një krimi të rëndë, sikurse është vrasja e Artan Cukut.

Ishte një provë ADN e konstatuar në veshjen e përdorur nga vrasësi që më pas ju shpërnda Europol përmes të cilës u konfirmua se policia e kishte proceduar Mikel SHallarin për ngjarje të mëparshme.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *