Sulmi ndaj “Top Channel”/ ‘Big Brother Vip’ një nga pistat ku po heton policia

Pas mesnate, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në godinën e “Top Channel”, ku është qëlluar me breshëri plumbash dhe ka mbetur i vrarë roja i sigurisë.

Roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, humbi jetën teksa po transportohej për në spital.

Ky akt ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundi mësohen pistat ku po hetohet nga policia për ngjarjen kriminale.

Dyshohet se një nga pistat ku po hetohet mund të jetë “realityshow” “Big Brother VIP”.

Një tjetër pistë është misioni apo puna e “Top Channel”, megjithëse nuk duket të ketë pasur ndonjë rast të kohëve të fundit.

Deri më tani autoritetet ende nuk kanë kapur dhe identifikuar autorët që qëlluan me breshëri plumbash.

Pak orë pas krimit, automjeti është gjetur në Golem në Kavajë, i shkrumbuar tërësisht.

Brenda mjetit është gjetur edhe automatiku AK-47 me të cilin dyshohet se autorët kanë sulmuar godinën e “Top Channel”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *