Sulmi me armë ndaj Top Channel, reagon Meta: Epoka e krimit duhet të marrë fund

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar reagimeve lidhur me ngjarjen e rëndë, ku ka humbur jetën një person, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e së dielës pranë Top Chanel.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta teksa shpreh ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës, ai theskon se krimi ka pushtuar vendin, ndaj qytetarët janë më të pasigurtë se kurrë më parë. Sipas tij kësaj epoke duhet t’i jepet fund.

Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë. Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë. Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve.Dhe do të marrë fund, shumë shpejt”, shkruan Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *