Sulmi me armë ndaj Top Channel, Berisha: Akt kriminal, dëshmi e dhimbshme e pasigurisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj televizionit të Top Channel, ku u vra edhe roja i sigurisë. Përmes një postimi në Facebook Berisha thekson se kjo ngjarje është një akt kriminal i shëmtuar, i cili sipas tij dëshmon pasigurinë në vend.

Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel. Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”, shkruan Berisha ne Facebook.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *