Sula: Përçarja e brendshme dëmtoi opozitën në zgjedhje

Deputeti Dashnor Sula në një komunikim për mediat ka deklaruar se përçarja e brendshme rezultoi fatale për opozitën në zgjedhjet e 14 majit.

Përgjegjësia sipas është e të gjithëve duke shtuar se duhet një reflektim dhe një analizë e thellë për të evidentuar shkaqet dhe për të ndryshuar situatën.

“Jam krenar që kam marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit dhe që kam mbështetur kandidatët. E kam thënë që do të mbështes çdo kandidat të opozitës. Por ishte pafalshme për deputetë apo figura të tjera të PD që nuk u bënë bashkë. Megjithatë shkaqet e humbjes janë më të gjera. Grupi parlamentar është një dhe unik pavarësisht problemeve që ka. Kemi një përgjegjësi nga i pari deri tek i fundit për humbjen e 14 majit. Unë nuk i kam fryrë frymës së përçarjes, por kam thënë bashkim dhe bashkëpunim. Dhe në 14 maj kërkova bashkëpunim edhe pse nuk ndodhi dhe tregoi që përçarja është fatale për opozitës. Dhe duhet t’i thërrasin mendjen”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *