Studimi: Këto janë pacientët më të rrezikuar nga efektet afatgjate të koronavirusit

Hulumtuesit e New York-ut kanë realizuar një studim të ri, i cili tregon se pacientët me sëmundje reumatike janë më të rrezikuar nga simptomat afatgjata të koronavirusit. Simptomat kanë të bëjnë me humbjen e shijes, aromës si edhe vështirësi në përqendrim për më shumë se një muaj.

Reumatologia dhe drejtuesja e studimit të paraqitur në konferencën e Kolegjit Amerikan të Reumatologjisë Medha Barbhaiya, thotë se këta persona janë të rrezikuar për shkak se sëmundja është kronike.

Në studim u përfshinë 7, 505 burra dhe gra mbi 18-vjeç të cilët pranuan se kishin pasur probleme reaumatike, të cilët ishin të prekur gjatë pandemisë me Covid. Mjekët identifikuan infeksionet afatgjate të Covid si ato me simptoma për më shumë se një muaj.

Ndërkohë studiuesit planifikojnë t’i përdorin këto të dhëna për studime të mëtejshme për pacientët me sëmundje reumatizmale dhe COVID afatgjatë për të përcaktuar nëse simptomat e vazhdueshme të infeksionit ndërhyjnë tek sëmundjet reumatike. Monitorimi i vazhdueshëm i këtyre pacientëve do të sigurojë njohuri të rëndësishme për efektet afatgjata të COVID-19 te pacientët me reumatizëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *