Studimi/ Meshkujt me nivel të lartë testosteroni, preken më shumë nga kanceri i lëkurës

Meshkujt me nivele më të larta të testosteronit mund të rrezikohen më shumë nga kanceri i lëkurës, ka paralajmëruar një studim i ri. Studimi, i cili u botua në ‘International Journal of Cancer’, konfirmoi lidhjen midis testosteronit dhe kancerit të prostatës tek meshkujt. Dokumenti tregoi se përqendrimet më të larta të testosteronit shoqërohen me rrezik në rritje të melanomës malinje.

Arsyeja pse kjo ndodh mbetet ende e paqartë, por studiuesit shpresojnë se gjetjet e tyre mund të përdoren për të ndihmuar në identifikimin e njerëzve që janë në rrezik më të madh nga sëmundja. Një nga studiuesit tha se studimi është i ri dhe kërkon hetime të mëtejshme.

Në studim morën pjesë 182.000 burra dhe u financua nga ‘Cancer Research UK’. Në dekadën e fundit numri i rasteve tek burrat është rritur me 47 përqind. Autorja kryesore e studimit, Eleanor Watts tha se kjo ishte hera e parë që shihej lidhja midis testosteronit dhe kancerit të lëkurës.

Burrat e diagnositikuar me melanoma kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të prostatës dhe anasjelltas. Dhe duket se kjo lidhje mund të jetë hormoni, testosteroni. Përfundimet vijnë pak pasi një studim zbuloi se nivelet e larta të hormonit testosteron mund t’i bëjë burrat më pak bujarë dhe ka më shumë të ngjarë që ata të shfaqin sjellje egoiste.

/Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail/

https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-9421923/Men-high-testosterone-levels-likely-develop-SKIN-CANCER-study-warns.html

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *