Studentët e mjekësisë në protestë, kërkojnë anulimin e punësimit të detyruar në shtet

Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar propozimin e qeverisë për punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve.

Mësohet se dhjetëra studentë janë mbledhur para Fakultetit të Mjekësisë, duke kërkuar që ministria e Shëndetësisë dhe rektorati të heqin dorë nga ideja. Raportohet se pas qëndresës pranë ambienteve të fakultetit, studentët e mjekësisë kanë nisur të marshojnë duke transferuar protestën pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria kanë propozuar së fundmi një plan për punësimin me detyrim për të sapo diplomuarit e mjekësisë për një periudhë prej 3 vitesh, ose pagesën e tarifës prej 5000 eurosh për vit akademik.

Propozimi ka ardhur si një tentativë e qeverisë dhe ministrisë për të frenuar largimin masiv të mjekëve nga vendi, por studentët e kanë kundërshtuar kategorikisht këtë plan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *