Stoltenberg reagon për raketat që goditën Poloninë: NATO po monitoron situatën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Stoltenberg shkruan se është e rëndësishme të vërtetohen gjitha faktet.

“Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, shkruan Stoltenberg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *