Statistikat e tremujorit të fundit 2022: Rënie të importeve të karburanteve, por…

Të dhënat e INSTAT tregojnë se sasitë e shitjes më pakicë të hidrokarbureve u ritën me 4.7% në tremujorin e fundit të vitit 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, konsumi i karburanteve ka rezultuar me rritje përgjatë të gjithë tremujorëve të këtij viti (shiko grafikun: ndryshimi vjetor i indeksit të shitjeve neto në tregtinë me pakicë të Hidrokarbureve),

Në kontrast, përgjatë gjithë vitit 2022 importet e karburanteve në sasi kanë rezultuar në rënie. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit 2022, importet e karburantit kanë pësuar ulje vjetore me 8%.

Importet e karburanteve vitin e kaluar kanë shënuar rënie vjetore me rreth 9 %, por nga ana tjetër të dhënat nga tregtia me pakicë tregojnë sistematikisht se volumet e shitjeve në vitin 2022 kanë qenë sistematikisht me rritje në krahasim me 2021.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se volumet e shitjes me pakicë të hidrokarbureve në tremujorin e parë 2022 pësuan rritje vjetore me 4.2%, në tremujorin e dytë me 5.2%, në tretin me 3.9% dhe në të katërtin me 4.7%.

Mesatarisht shitjet me pakicë janë rritur me rreth 4.5% gjatë vitit 2022, por importet e naftës të raportuara zyrtarisht kanë rënë me rreth 9%.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 3,4%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 4,7%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. /Monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *