“Spice Girls” ribashkohen! Zbulohen detajet e projektit të ri

Më së fund sërish bashkë! Spice Girls është grupi simbol i viteve ’90, të cilat u ndanë në vitin 2000. Projekti që do t’i ribashkojë nuk është një turne koncertesh, ashtu sikurse ndodhi në vitin 2019, por vazhdimi i filmit “Spice World”.

Rikujtojmë se “Spice World” është filmi musical i shfaqur në vitin 1997, me protagoniste vajzat “pikante”.

Filmi trajton pesë ditët para se të filloj koncerti i parë i bandës në Albert Hall të Londrës, duke zbuluar të gjitha përgatitjet, ankthet, shqetësimet për shkak të kësaj shfaqjeje.

Këto janë pesë ditë shumë të ngarkuara për vajzat, të cilat do të udhëtojnë në të gjithë Londrën me Spice Bus-in e tyre.

Melanie C, Emma Bunton dhe Mel B kanë rënë dakort ndërsa po shpresojnë shumë që dhe Victoria Beckham të bëhet pjesë.

“Është ende në fazat e hershme, por ata po flasin me emra në biznes, gjë që dëshmon se e kanë marrë seriozisht rikthimin në ekranin e madh”, tha një burim për “The Sun”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *