Spanjë/ Në pranga tre kriminelët më të kërkuar të Europës

Garda Civile spanjolle ka arrestuar tre të arratisur nga lista e kriminelëve më të kërkuar në Hungari, si dhe nga lista evropiane, raportojnë mediat e huaja.

Sipas agjencisë së zbatimit të ligjit, operacioni është kryer së bashku me policinë hungareze. Të arrestuarit ndodheshin gjithashtu në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë, tha Garda Civile.

Mësohet se të gjithë të arrestuarit janë shtetas hungarez. Të dyshuarit janë të lidhur me tregtinë e paligjshme të drogës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *