SPAK u sekuestroi pasuritë, familjarët e Ervis Martinaj rekurs në Apel

Familjarët e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Dorëzues i padisë janë Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Ervis Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj, Daris Kacorri, Alfio Kacorri dhe Valentino Kaco.

Në shkurt të këtij viti Prokuroria e Posaçme sekuestroi 34 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të Ervis Martinajt.

Burime bëjnë me dije se nën sekuestro kanë përfunduar dhe pasuritë e familjarëve të tij, të cilat të marra së bashku kapin një vlerë rreth 10-15 milionë euro.

Mes pasurive janë sekuestruar automjete, llogari bankare, tokë dhe aksione në shumë kompani të rëndësishme.

Titulli i çështjes: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

Dorëzuesi: MUSTAFE MARTINAJ, VASILIKA MARTINAJ, ERVIS MARTINAJ, DRENCIA MARTINAJ, ERJONA MARTINAJ, ROBERTA MARTINAJ, DARIS KACORRI, ALFIO KACORRI, VALENTINO KACO

Data e regjistrimit: 01.06.2023

Tipi i çështjes: Ç.P.Fazën e Hetimit Paraprak / Kërkesë për Sekuestrim (Neni 207-220 K.Pr.P)Inicializuar: RekursStatusi i çështjes: Regjistrim Ardhur prej: Objekti i padisë/akuzës: Sekuestrim i pasurive, si me poshte vijon: Shoqeria “King Kasino” sh.a, statusi i pezulluar me dt. 20.05.2015; 50% te aksioneve dhe aseteve te shoqerise “Alba Telecommunication” sh.p.k; shoqeria “Mati Union” sh.p.k, shoqeria “Martinaj E.M” sh.p.k, shoqeria “Real Fenix”, subjekti “Drenica Martinaj PF”, Subjekti “Valentino Kacorri PF”, shoqeria S.P.E Energy” sh.p.k, 21% te aksioneve dhe aseteve te shoqeria “S.P.E. Gjader”, etj.Baza ligjore: Nenet 3-7, 11, 12, 14, 15 te ligjit nr. 10192, dt. 03.12.2009 “Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve te tjera nepermjet masave parandaluese kunder pasurise”, i ndryshuar.Objekti i kundërpadisë: Baza ligjore e kundërpadisë:

Palët:

Kërkues: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

Relatori:  Sander Simoni

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *