‘SPAK të hetojë krimet zgjedhore!’/ Ambasadori i BE-së në Tiranë bën deklaratën e fortë: Duhet të dimë çfarë funksionoi e çfarë jo…

Kur u duk sikur ambasadorët e përfaqësive më të mëdha diplomatike në vendin tonë, ishin në një “linjë” me qeverinë, befas Ambasadori i BE-së, duket sikur ka “dalë nga rreshti” dhe ka kërkuar hetim të procesit zgjedhor nga SPAK.

Luigi Soreca, ka folur sot nga Durrësi për zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat për krime zgjedhore, duke ngritur pretendimin se ndërkombëtarët duhet të sqarohen për të gjitha pretendimet që ngrihen për një proces të parregullt.

Kryediplomati evropian është shprehur se administrata zgjedhore dhe institucionet e drejtësisë, duhet të hetojnë parregullsitë, në mënyrë që sipas tij, të mësojmë se çfarë funksionoi dhe çfarë jo më 25 prill.

“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të dëgjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e çfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Është vlerësim i mirë pjesëmarrja e të rinjve që votuan për herë të parë. Kjo është tepër pozitive dhe të rinjtë kanë mundësi t’ju dëgjohet zëri. Ne kemi projekte të vazhdueshme me të rinjtë”,- ka deklaruar ambasadori Soreca.

I pyetur nga një person me aftësi të kufizuara se “Ku është zër im, edhe vota jonë mund të jetë vjedhur”, ambasadori Soreca është përgjigjur se “Ne kemi marre pjese ne ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte te monitoronim procedurën dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën e thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Ajo që kemi parë është se në qendrat e votimit ka pasur përmirësime në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

Është shumë e rëndësishme të ndiqen të gjitha parregullsitë, të hetohen e shikohen. Për ne është e rëndësishme që nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore të shikohen parregullsitë. Edhe SPAK ka mandat më të zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim çështjet nga afër. Ne me qeverinë qendrore dhe vendore do jemi zëri juaj”.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *