SPAK kërkon 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite për Euglent Halilin

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite burg për Eugent Halilin, të cilët akuzohen për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në korrik 2020.

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *