Sot zhvillohet seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në OKB

 

Këtë të hënë do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të diskutojë raportin gjashtëmujor të Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Pritet që përfaqësuesja speciale dhe kryetarja e UNMIK-ut, Karolina Ziyade, të paraqesin raportin që mbulon periudhën prej 19 mars deri më 18 shtator të këtij viti.

Serbia në seancë do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnabiç, ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani.

Ziyade pritet të nënvizojë zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Në raport, Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga ndërmarrja e hapave të njëanshëm që mund të çojnë në forcimin e tensioneve dhe përshkallëzim të mëtejshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *