Sot, provimi i parë i Maturës Shtetërore/ Ja risitë e këtij viti

Ditën e sotme maturantët në mbarë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj.

Provimi i dytë do jetë gjuha shqipe dhe letërsia, i cili është vendosur të zhvillohet me 7 qershor, teksa më datë 13 qershor të mbahet provimi i matematikës.

Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor. Si çdo vit, është vendosur që provimet të kenë largësi afërsisht një javë nga njëri-tjetri.

Risi në këtë maturë është provimi për mjekësinë. Të gjithë maturantët që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, do të zhvillojnë në gusht një testim në mënyrë të informatizuar.

Po ashtu, për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit e aftësisë ndryshe. Për të gjithë maturantët  testi do të jetë i shkallëzuar, në tri nivele vështirësie. Drejtues të arsimit parauniversitar theksojnë risitë e kësaj mature.

Një vëmendje të veçantë do të ketë administrimi i provimeve. Mbi 7800 mësues janë angazhuar për të monitoruar provimet e Maturës Shtetërore të cilat këtë vit do të zhvillohen kryesisht në palestra dhe në  korridoret e shkollave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *