Sot mbizotërojnë reshjet e shiut dhe vranësirat, në mbrëmje ndryshojnë temperaturat

Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje shiu. Sipas Meteoalb, paraditja e sotme do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira. Edhe në mesditë, vranësirat do të vijojnë të jenë prezente, duke sjellë edhe rrebeshi shiu afatshkurtër në disa zona të veçanta.

Mbrëmja pritet që të rikthejë kthjellimet. Përsa u përket temperaturave, në mëngjes do të ulen, ndërsa në mesditë do të pësojnë një rritje të lehtë.

Vlerat ditore luhaten nga 9°C deri në 29°C. Era do të fryjë me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *