Sonte, finalja e madhe e “Big Brother Vip 2”!

Teksa e gjithë bota i ka sytë nga kurorëzimi i Mbretit Charles III gjatë ditës së sotme, për ne shqipëtarët i gjithë fokusi qëndron tek finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”.

“Big Brother Vip”, një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues.

Nivelet e shikueshmërisë së këtij fenomeni kanë kaluar çdo limit. Këtu vlen të përmendim jo vetëm nga transmetimi televiziv, por edhe në rrjete të ndryshme sociale.

Nuk mund të lëmë pa përmendur se së fundmi, shumë lokale ose biznese të tjera private, i kanë rezervuar ambientet e tyre vetëm për tifozët e zjarrtë të “BBV” për natën finale të edicionit që do të mbahet sot, më 6 maj 2023.

Teksa na ndajnë shumë pak orë nga finalja e madhe, fansat e ndjekësit e 4 finalistëve po bëjnë mbështetjen e tyre maksimale.

Me sytë nga ekrani, sot në orën 21:00 nis episodi i fundit i këtij emisioni, i cili mbyll me sukses 136 ditë të regjistruara 24/7. Ora e finales po troket!

Katër finalistët e këtij edicioni të dytë janë: Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot, dhe Efi Dhedhes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *