Skema e devijimit/ Punimet në Unazën Lindore ‘zhvendosin’ trafikun nga rrethi i Shkozës drejt Farkës, ja rrugët në të cilat do të kalohet

Shkaku i punimeve në Unazën Lindore, nga dita e sotme do të ketë një devijim të trafikut nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës. Ky bllokim do të zgjasë për 14 ditë, ndërsa trafiku që vjen nga rrethi i Shkozës, do të devijohet drejt rrugës  “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.

ARRSH bën me dije se janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Skema e devijimit të trafikut

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *