Skandali në PE/ Ish-deputeti socialist lirohet nga burgu, mbetet me byzylyk elektronik

Ish-deputeti Pier Antonio Panzer i akuzuar si i përfshirë në skandalin e korrupsionit të BE-së, ‘Katar Gate’ është liruar nga burgu mbas 5 muajsh. Mediat e huaja raportojnë se Panzeri do të qëndrojë në arrest dhe do të akuzohet penalisht, por tani do të mbajë një byzylyk elektronik.

“Është normale që një person që bashkëpunon të përfitojë nga byzylyku ​​elektronik. Është një ndalim i vështirë për momentin dhe do të jetë akoma më i vështirë në shtëpi, pasi ai nuk është i lirë të lëvizë,”-u shpreh avokati i Panzeri, Laurent Kennes.

Masa vjen pasi Panzeri arriti një marrëveshje në janar për pranimin e fajësisë me hetuesit belgë, duke pranuar fajin dhe duke rënë dakord të ndajë informacione se për kë dha ryshfet, në këmbim të një dënimi të reduktuar. Panzeri do të duhet të përballet me gjyqtarin çdo dy muaj, tha zyra e prokurorisë, që do të thotë se fati i tij mund të ndryshojë ende.

Ish-deputeti ishte ndër të parët që u arrestua  në hetimin e gjerë dhe dyshohet se ishte drejtuesi i një skeme ku vendet e huaja, përfshirë Katarin, dyshohet se punonin për të ndikuar në Parlamentin Evropian përmes pagesave në para dhe përfitimeve.

Katari ka mohuar ashpër se është përpjekur të fitojë ndikim përmes dhuratave dhe parave, ndërsa Maroku gjithashtu ka hedhur poshtë me forcë akuzat se ka kërkuar ndikim në çështje të tilla si të drejtat e peshkimit dhe statusi i diskutueshëm i Saharasë Perëndimore. Skandali u zbulua muajin e kaluar pasi policia sekuestroi rreth 1.5 milionë euro gjatë një sërë bastisjesh në një apartament, një shtëpi dhe një hotel. Fotot e kartëmonedhave prej 200 €, 50 €, 20 € dhe 10 € u publikuan nga policia, duke përfshirë një valixhe të gjetur në hotel e cila ishte e mbushur me para të gatshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *