Skandali ‘McGonigal’/ Salianji letër SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme: Nisni hetimet për lidhjen e tij me Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për lidhjen e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal, të arrestuar në SHBA.

Salianji ka informuar sot se i ka dërguar shkresat me aktakuzën dhe lajmet e mediave ndërkombëtare për arrestimin e McGonigal SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme.

Deklarata e Ervin Salianjit:

Nisur nga mosreagimi i institucioneve shtetërore, sot si deputet, i kam dërguar këto shkresa SPAK, SHISH dhe ministrisë së Brendshme, me dy agjencitë në varësi të saj, Policisë dhe Inteligjencës së MB.

I kam dërguar shkresa si indicie për të nisur hetimet që ish zyrtari i lartë i FBI do dalë në gjyq dhe do pyetet nëse i pranon që ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare. Ky zyrtar mbulonte dhe Shqipërinë dhe akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish zyrtari i shërbimeve sekrete shqiptare dhe ka zhvilluar një sërë takuimesh me politikanë në Shqipëri.

Lidhjet janë mbajtur përmes ish zyrtarit të shërbimeve sekrete që ka pagua dhe për udhëtimet e tij në Shqipëri.

Duhet të ketë një hetim të plotë për të parë deri ku është përdorur për interesa të kryeminstrit kjo histori.

A ka nisur SPAK hetim zyrtar nëse po kur, nëse jo, faktet janë të mjaftueshme për të nisur hetimin e plotë për këtë cështje.

A ka pasur Mc Gonigal takime me anëtarë të SPAK apo BKH gjatë kohës që është krijuar?

A ka zhvilluar ministri i Brendshem takim me McGonlgal?

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal u arrestua dy ditë më parë në SHBA dhe po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai akuzohet se ka ndihmuar mjë oligark rus, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e SHBA dhe se ka marrë 225 mijë dollarë nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *