Integrimi i Shqipërisë në BE/ Isabel Santos: Të respektohet liria e medias, kemi parë sulme ndaj gazetarëve

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos ka theksuar rolin e madh që do të ketë Kuvendi i Shqipërisë në vijim për rrugën evropiane të vendit. Ndër të tjera Santos ka theksuar se reforma në sistemin gjyqësor duhet të vijojë për hetimet dhe dënimet e veprave penale të nivelit të lartë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ka ardhur koha të përshpejtohen reformat jo të ndalohen ato por të përshpejtohen që Shqipëria të bëhet pararendëse në këtë proces. Ekziston nevoja për një vizion strategjik për rrugën që do ndiqet e një plan konkret për hapat që do merren” – tha Santos ndër të tjera.

Santos foli edhe për lirinë e medias në vend, duke përmendur edhe sulmet ndaj gazetarëve.

“Liria e medias është vlerë kyçe në BE. Shtypi luan rol jetik në konsodlimin e duhet të respektohet fort. Në media duhet që të gjithë të japim llogari, është një nga pikat e kontaktit me qytetarët e na lejon që të japim mesazhet tona. Duhet të ketë tolerancë për sulme kundër gazetërve siç kemi parë kohët e fundit” – u shpreh Santos.

Santos theksoi se ekziston nevoja për një vizion strategjik për rrugën që do ndiqet e një plan konkret për hapat që do merren, lidhur me negociatat me Bashkimin Europian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *