S’ka të ndalur! Bebe Rexha sjell projektin më të ri me Topic dhe duket ‘bombë’

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më në zë të momentit dhe siç duket ajo po korr sukses të vazhdueshëm në karrierë. ‘Better Mistakes’ është albumi që ajo publikoi pak kohë më parë dhe pati një pritje shumë të mirë nga publiku. Artistja ka treguar se një sërë këngësh i ka bërë nga frymëzimi i shëndetit mendor, ndaj dhe ajo vendosi ta publikonte në maj, i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit për persona që vuajnë nga këto tipe sëmundjesh.

“Unë thjesht dua që njerëzit dhe fëmijët në të gjithë botën të mos ndihen vetëm dhe të dinë se ata janë të fortë dhe ata mund të kapërcejnë gjithçka për të cilën ata mendojnë. Dhe, thjesht doja të shkruaja këngë që i bëjnë njerëzit të mos ndihen sikur janë vetëm dhe mund të dëgjojnë këngët e mia dhe ta dinë që unë jam aty për ta”, është shprehur Bebe.

Mirëpo, Bebe s’ka të ndalur. Ylli i hitit ‘In the name of Love’ ka vendosur të sjellë projekte të reja muzikore dhe më i fundit është në bashkëpunim me Topic. Kënga titullohet ‘Chain My Heart’, ku Bebe duket mjaft tërheqëse dhe stili i klipit erdhi si ai i filmave aksion në vitet ’80.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *