‘S’ka qenë e lehtë’/ Veliaj rrëfen kë “futi mik” që Luljeta Bozo të pranonte të kandidonte për deputete

Luljeta Bozo ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve të 25 prillit. Kandidimi i saj për deputete, i surprizoi të gjithë. Nga figura e cila ishte shndërruar në një simbol gjatë periudhës post tërmet, ajo u bë imazh kryesor i Partisë Socialiste në këto zgjedhje. Megjithatë, për të pranuar ftesën e PS-së nuk ka qenë edhe aq e lehtë. Erion Veliaj, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, ka treguar se i është dashur që të “fus mik” vajzën e saj, fillimisht.

“Unë fillimisht fola me vajzën tënde, i thashë për idenë që kishim së bashku me kryeministrin, unë pa mbaruar fjalën ajo më tha ‘nuk ka shans në botë që ta pranojë mami’, se nuk i vjen të merret me politikë”, tha Veliaj.

Bozo ka pasur edhe një përgjigje për kritikët të cilët e kanë sulmuar për moshën e saj. Ajo tha se është ende e kthjellët në mendje dhe ka shumë për të dhënë.

E kam thënë disa herë dhe kur jemi takuar me zotin Edi Rama, e para ishte vlerësimi që mu bë, dhe nga mbështetja që më kanë dhënë njerëzit pas tërmetit. Nuk di çfarë emri që t’i vë vetes, Nuk futeshin njerëzit në shtëpi po të mos e shikonte Luljeta, sikur të isha Perëndia. Më thonin njerëzit, persona si ty duhet të na drejtojnë. Po flas për njerëzit e panjohur. Përveç kësaj, jam e kthjellët në mendje, jam plot energji. Kam punuar një jetë të tërë në fushën e ndërtimit dhe të arsimit, ku ka kaq shumë probleme. Po të ishin respektuar kodet e ndërtimit, nuk duhet të kishim kaq shumë viktima dhe akoma nuk kemi kushte.

Unë jam një njeri që eci me plane, nuk bëj asgjë pa plan. Unë them që një mendje është më keq se hiç mendje, dy mëndje janë një gjysmë mëndje, dhe shumë mëndje bashkë pastaj na duhen për të ecur përpara”, tha Bozo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *