Situata e motit në vend, Peleshi tregon qarqet që do kenë reshje intensive dhe me shtrëngata

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë në një deklaratë për mediat ditën e sotme për të treguar se si do vijojë situata e motit në vend nga sot deri në datën 21 janar.

Priten reshje shumë intensive dhe me shtrëngata në disa qarqe, që do jenë më problematike në Veri të vendit. Peleshi, gjithashtu tha se Bashkia e Shkodrës ka marrë lajmërimin që të paralajmërojë qytetarët që jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

“Për ditën e sotme, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër e Kukës,
intensive në Dibër e Lezhë e mesatare në qarqet e tjera. Reshjet pritet të shoqërohen dhe me shtrëngata në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan e Vlorë. Në gjithë zonat e tjera të vendit reshje intensive me intensitet më të lartë në veri të vendit.

Prurjet në kaskadën e Drinit do pësojnë rritje prej mëngjesit të ditës sot e deri në 21 janar do kenë rend rritës. Rritje gatishmërie të strukturave të Mbrojtjes Civile që kanë në administrim rezervuare infrastrukturë rrugore, furnizim me energji elektrike. Bashkia Shkodër ka marrë nevojën për marrje masa për paralajërkimin e popullsisisë vecanërisht në zonat e Nën Shkdorës, në Rrethina etj të marrë masa për monitorimin e lumenjve të Bunës, Kirit dhe Drinit”, tha Peleshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *