Situata e COVID-19 në vend/ MSH: 7 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID-19 në vend. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 7 raste të reja dhe asnjë humbje jete.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë, ndërsa janë shëruar 7 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,586 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 393 testime, ka 7 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 393 testime, nga të cilët 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 4 në Tiranë, 2 në Vau I Dejës, 1 në Kuçovë.

Janë 125 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,586 që nga fillimi i epidemisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *