Sindi Loci habit ndjekësit me deklaratën për ‘Përputhen 3’: Teatri i ….

Ish-konkurentja e përputhen duket se nuk ka patur ekperiencë të mirë dhe programi i ka lënë shije të hidhur. Këtë gjë e ka shfaqur në disa deklarata që ka bërë rreth ‘Përputhen’.

Akoma duket se për Sindin hatërmbetjet e krijuara brenda emisionit, nuk janë harruar dhe këtë e tregojnë postimet e shumta thumbuese që ajo bën kundrejt tyre.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe bën intervista virtuale të shumta me ndjekësit e shumtë. Së fundmi Sindi ka vendosur t’iu kthejë përgjigje pyetjeve të shumta që ata i kanë bërë për jetën private dhe për mendimin e saj për Përputhen 3.

“Si të duket sezoni i tretë i Përputhen 3?”, ka qenë pyetja që i është drejtuar, ndërsa Sindi dha përgjigjen që s’pritej.

“Mendimi im, teatër i njejtë, aktorë të ndryshëm”, u përgjigj ajo.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *