Siguria e Territorit/ Çuçi: Investojmë për satelitët dhe dronët, policët do pajisen me kamera trupi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka marrë pjesë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku po diskutohet projekt-buxheti 2023.

Çuçi tha se qeveria ka parashikuar në këtë buxhet edhe mbrojtjen e territorit, ku dy investimet më të mëdha janë satelitët Albania 1 dhe 2, si dhe dronët.

Sakaq theksoi se nuk do ketë asnjë tolerim lidhur me ndërtimet pa leje.

“Qeveria ka miratuar buxhet për mbrojtjen e territorit. E para është lëshimi i dy satelitëve në dhjetor të cilët do jenë të dedikuara posaçërisht për Shqipërinë. Do kemi një situatë të përditësuar dhe cilësi shumë të lartë, për të identifikuar dhe bimët e mbjella në tokë. Dronët do bëjnë një kontroll të territorit në çdo cep të saj. Këto dy investime do ndryshojnë lojën në këtë fushë. Besoj se qeveria e ka treguar me vepra qëndrimin ndaj  çdo ndërtimi pa leje. Po konfiskojmë, po e blenë sa frëng pulën atë ndërtim pa leje. Pa diskutim për ndjekjen penale nuk i përket qeverisë. Ne kemi referuar dhe për këto ndërtime, ne nuk i mbrojmë por po ia konfiskojmë. Do të rifusim sistemin e kamerave të trupit për një pjesë të efektivëve të policisë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *