Presidentja e KiE-së: Kosova ka përmbushur kushtet për vizat, procesi do përshpejtohet

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka vizituar këtë të enjte Kosovë.

Në një deklaratë për mediat, Leyen tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e vendosura lidhur me vizat, ku theksoi se procesi do përshpejtohet.

“Sa i përket vizave. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. E Kemi thënë edhe në 2018 e kemi përsëritur. Janë plotësuar të gjitha standardet. Jemi plotësisht në anën tuaj. Do të bëjmë përpjekje ta bindim të gjithë këshillin që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive. ETIAS është i pavarur nga ky proces. Është proces shumë i rëndësishëm për BE-në. Ne do të kërkojmë përmes këtij instrumenti teknik që të gjithë që futen në BE të aplikojnë përmes këtij sistemi që do të jetë i pavarur nga kriteret e vizave. Me këtë do të kemi transparencë në lëvizje. Do të vlejë për të gjitha vendet e BE-së”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *