Si të arredoni shtëpinë tuaj, që të ‘mos dalë’ mode… ndiqni këto metoda  

Në kohët që jetojmë konsumizmi është bërë i shfrenuar dhe njerëzit kënaqen fare pak me gjërat që i rrethojnë. Kjo ndodh edhe me shtëpitë ku banoni çdo ditë. Dhe pse është tepër e vështirë të blesh një shtëpi dhe ta mobilosh atë, akoma më e vështirë është që të kesh një të tillë sa më komode dhe të kohës.

Të dizenjoni ambientet tuaja në mënyrë që të jetë në trend por njëkohësisht komode për ju, është një “punë” më vete.

Por ka disa ‘sekrete’ të vogla që ju ndihmojnë të jepni idenë e më shumë hapësire në shtëpi dhe të duket moderne, edhe me pak shpenzime.

Disa truke të thjeshta, mund t’i shihni në foto galerinë më poshtë dhe t’i mbani mend për herën tjetër që do të vendosni të bëni ndryshime.

Mobilje në një stil të vetëm.

Në vend të laminatit, mund të përdorni gurin. Kushton më shumë, por cilësia dhe jetëgjatësia do vtë bëjnë diferencën në kuzhinën tuaj.

Dyert standarde janë sërish trend.

Kuzhina në ngjyrë të hapur dhe me ndriçim zëvendëson drurin klasik, në ngjyrë të mbyllur.

Lulet i duhen shtëpisë suaj, por është më mirë t’i mbani në ambientet e jashtme, kjo edhe për faktin se shumica e luleve çlirojnë dioksid karboroni.

Përdorimi i një ndriçimi kryesor dhe të vetëm nuk mjafton më. Sa më shumë ndriçim në ambientet tuaja, aq më mirë.

Pikturat e shumta në mur nuk janë më trend.

Guackat dhe aksesorë të tjerë nga deti janë përdorur gjithnjë për dekor, por tashmë këshillohet që më mirë të jenë në ambientet pranë detit.

Tyli i thjeshtë është zgjidhje më e zgjuar se tylat e ngarkaur me shumë detaje.

/Burimi: Bright Side/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *