Shtyhet sërish seanca në GJKKO për Berishën, mungojnë prokurorët e çështjes!

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO ku do të diskutohej kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes. Ndërkohë një tjetër kërkesë që do të diskutohej do të ishte edhe revokimi i masës së sigurisë: arrest shtëpie, me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion në çështjen Partizani.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *