Shtohen denoncimet për korrupsion në administratat e Ballkanit perëndimor

Vendet e Ballkanit perëndimor po rritin shifrat e denoncimeve të korrupsionit edhe përmes raportimeve nga brenda administratës publike. Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve të rajonit, që të zbatojnë me rezultate të dukshme ligjin për sinjalizimin dhe parandalimin e korrupsionit, si pjesë e ecurisë së integrimit të tyre.

Inspektorë dhe drejtues të agjencive për parandalimin e korrupsionit u takuan në Tiranë për të ndarë shifrat dhe përvojat e secilit.

Shqipëria ka miratuar shtatë vjet më parë ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve qysh nga viti 2016, i cili shpresohet të jetë një nga mjetet kryesore në parandalimin e korrupsionit dhe në zbulimin e rasteve konkretë të tij.

Administrata ka aktualisht mbi 200 njësi sinjalizuese qendrore dhe vendore në sektorin publik dhe mbi 500 njësi në sektorin privat, të cilat kanë raportuar 104 raste në 6 vjet ose mesatarisht 17 raste në vit.

“Gjatë vitit 2022 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, si mekanizëm i jashtëm për sinjalizimin dhe kërkesat për mbrojtjen kundër hakmarrjes, ka regjistruar dhe hetuar administrativisht gjithsej 13 raste sinjalizimi si dhe dy kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja, të cilat vijnë nga sektori publik,”- thotë Mirela Gega, përfaqësuese e ILDKPI-së në konferencën e sotme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *