Shqiptarët populli më pak pijedashës në Evropë, ja kush kryeson

Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Evropë. Statistikat zyrtare të Eurostat e rendisin vendin tonë të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë. Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares europiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë Hercegovina.

Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt. Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut dhe më të shtrenjtat në Suedi. Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro.

Tek shtetet më pijedashëse hynë zvicerianët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *